DR. KOSTANDINOS BALLOMA

Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Tiranës më 1979 dhe specializimin e Otorinolaryngologjisë në vitin 1983.

Deri më 1990 ka punuar si mjek Orl në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Pas kryerjes së provimeve, në vitin 1991 njeh diplomën e Mjekut të Përgjithshëm në Universitetin e Athinës dhe në 1992 specializimin e Orl në Universitetin e Patrës.
Nga viti 1992 deri në 1996, punon si mjek Otorinolaryngolog në Spitalin Shtetëror të Korinthit. Në vazhdim u shkëput për të punuar si mjek privat.
Gjatë këtyre viteve, krahas vizitave dhe operacioneve kirurgjikale të Orl, i ka kushtuar një rëndësi të vecantë ndërhyrjeve plastike të hundës, veshëve dhe fytyrës. Për këtë iu nënshtrua  specializimeve  në The Royal National Throat, Nose and Ear Hospital (Londër) ,University Hospital Lubeck (Gjermani) si dhe ne shume vende te tjera.
Që nga viti 1997 eshte anëtar i Akademisë Europiane të Plastikës së Fytyrës.
Më 1999 hap në Gjirokastër klinikën Luis Medical Center, një nga klinikat e para kirurgjikale në vendin tonë. Gjatë këtyre viteve, në të janë kryer një numër i madh ndërhyrjesh, si otorinolaryngologjike, ashtu edhe plastike.
Ne muajin dhjetor te vitit 2011 ne bashkepunim dhe me kolege te tjere,realizojne  hapjen e klinikes bashkohore orl ne Tirane  Luis Medical Center 2. Krahas punës së përditshme si drejtor ekzekutiv i sherbimit Orl në klinikën Neon Athineon MD Hospital në Athinë, cdo 15-20 ditë kryen vizita dhe operacione edhe në Luis Medical Center 2.
Krahas vizitave ORL ,ne klinike kryhen operacione te ndryshme si:
  • Bajame dhe mish i huaj (me mikrodebrator)
  • Deformime te kercit te hundes
  • Operacioni i konkave te hundes me radiofrekuence
  • Kirurgjia endoskopike e hundes (polype ,sinuse ,tumour)
  • Operacione larynxi me radiofrekuence dhe mikrodebrator
  • Operacione ne vesh
  • Rinoplastika, Otoplastika etj